Ja kush janë gënjeshtarët më të mëdhenj

Studimi, i publikuar në Acta Psychologica, u ka kërkuar pjesëmarrësve t’u përgjigjen disa pyetjeve të thjeshta për njohuritë e përgjithshme, duke treguar nëse thonë të vërtetën apo gënjejnë. Ata janë pyetur gjithashtu sa shpesh dhe kë kanë gënjyer në 24 orët e fundit, shkruan The Independent.

Përgjithësisht, studiuesit gjetën se adoleshentët ishin të aftë të gënjenin më shpejt dhe më saktë, kur iu nënshtruan testit. Fëmijët nga mosha 6-8 vjeç, dhe të moshuarit, ishin gënjeshtarët më naivë.

Në testin e dytë, adoleshentët sërish ishin në krye të listës duke thënë se kishin treguar mesatarisht 3 gënjeshtra në 24 orët e fundit.

Studiuesit gjetën se grafika e rezultateve të tyre ishte në formën e një kurbe, ku në cepat e poshtëm ishin fëmijët e vegjël nga njëra anë, dhe të moshuarit nga ana tjetër.

Studiuesit thonë se ka “ndryshime të rëndësishme që lidhen me moshën e mashtrimit”, duke thënë se këto ndryshime mund të jenë si shkak i nivelit të ndryshëm të “kontrollit frenues”.

Megjithatë, duhet të ketë kujdes mbi rezultatet. Anketat dhe sondazhet janë të vështirë për të shqyrtuar, siç kanë treguar dhe studimet e mëparshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button