Mustafa: Asociacioni është zgjidhje e mirë, jo ideale

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa ka thënë se Asociacioni i Komunave serbe është zgjidhje e mirë por jo ideale.

Ai ka shtuar se është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumicë serbe do të kenë pamje të plotë në arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor por se kjo nuk duhet t’i pengoj askujt.

Ja postimi i plotë i Mustafës në facebook:

Qytetare te nderuar

Ne nuk duhet te frikësohemi nga te drejtat qe ua japim te tjerëve, duhet te frikësohemi nëse i keqpërdorim te drejtat tona.
Para katër viteve, erdhi komandanti i KFOR-it ne zyrën time, atëherë ne Prishtine , dhe me tha: “disa udhëheqës te lare te Kosovës e kane keq qe po shërbehen me fjale dhe premtime te mëdha. Duhet ta kenë te gjithë te qarte se ne nuk kemi ardhur te luftojmë ne Kosove, jemi këtu ne mision paqeruajtës. Ju duhet me mjete politike te zgjidhni Veriun, lufte tjetër nuk do te lejoje Aleanca Veriatlantike”. Asociacioni, për te cilin Kuvendi i Kosovës ka vendosur ne vitin 2013 është zgjidhje e mire, jo ideale. Me parimet qe i kemi marre vesh me dt 25 gusht te këtij viti, pas muaj e dite te tera te dialogut politik dhe teknik , është ruajtur plotësisht sistemi kushtetues i vendit.

Çdo vendim për themelim dhe ndryshime për asociacionin kalon përmes mendimit te Gjykatës Kushtetuese. Ne jemi popull normal dhe shtet normal, prandaj interpretimet e akteve ua leme ti bëjnë ata qe kane legjimitet dhe ekspertize, jo rrugës dhe frustrimeve politike.

Gjate grevës se minatorëve ne fillim te këtij viti, i pata pyetur Bordin e Trepçës se a munden ata te menaxhojne me Trepçën ne veri, nese e shpallim sot kompani publike. Me thane Jo. Por me thane se minatoret e deshirojne te jete publike. Unë ju them se me ketë marrëveshje Trepçën e bëjmë një, si prone te Kosovës. Jo te Asociacionit. Ju genjejne ata qe thone se Asociacioni është pronare e pasurive tona.

Është e saktë se përmes Asociacionit, komunat me shumice serbe do te kenë pamje te plote ne arsim, shëndetësi, zhvillim ekonomik lokal, zhvillim urban e infrasturor. Kjo nuk duhet ti pengoj askujt, sepse ne e kemi përjetuar vet sa rende është kur dikush ta mohon te drejtën te mësosh femijet e tu e te sherohesh ashtu siç ti dëshiron. Prandaj ne shekullin e 21 ne procesin e integrimeve boterore ne do te pranojme keto te drejta, sepse jemi ne ata qe na janë mohuar ato.

Lajme të ngjashme

Back to top button