Policë shqiptarë në kufijtë e BE-së

Në shtator disa policë shqiptarë do të vendosen në pika kyçe të kufijve të vendeve të zonës Shengen për të kontrolluar udhëtarët shqiptarë.

Lajmi bëhet i ditur nga Komisioneri për Zgjerimin në Komisionin Evropian, Johanes Hahn, gjatë një interviste për “Shqiptarja.com”.

Komisioneri shpreh shqetësim për rritjen e vrullshme të numrit të azilkërkuesve shqiptarë, dhe shprehet se autoritetet shqiptare duhet të bëjnë më shumë për të mbrojtur regjimin e liberalizimit të vizave.

Sa i takon hapjes së negociatave, komisioneri Hahn thotë se nuk ka një datë të paracaktuar, dhe se integrimi është një ecje në një autostradë me shpejtësi të papërcaktuar, ku faktori i vetëm ndikues, është reformimi i vendit kandidat. Sa i takon reformës në drejtësi dhe dekriminalizimit, Komisioneri për Zgjerimin në KE, bën apel që palët të vendosin shpejt dhe me konsensus.

Lajme të ngjashme

Back to top button