Titull që demantohet nga teksti

[Recension: Orhan Ibrahimi sfidon Menduh Thaçin (FOTO)]

Besueshmërinë e lexuesit mediet e fitojnë nëpërmjet raportimi të drejtë e të saktë, me informacione të balancuara dhe verifikuara. Titujt sensacional nuk janë metodë e mirë për tërheqjen e lexuesit për një kohë afatgjate.

tetovaLinku deri te artikulli origjinal: Orhan Ibrahimi sfidon Menduh Thaçin (FOTO)

Data dhe koha e publikimit: 21.08.2015

Data e recensionit: 24.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Produkti gazetaresk që nis me titullin “Orhan Ibrahimi sfidon Menduh Thaçin (FOTO)”, përveç titullit sensacional nuk ka strukturë të lajmit, i mungon kreu, përmbajtja dhe sfondi. Por mbi të gjitha ka të bëjë me një informacion jo relevant.

“Gara mes liderëve në politikë deri më tani ka qenë si normale në shtetet demokratike, por gara mes liderit dhe deputetit ndodh vetëm në vendet shqiptare. Për herë të parë ndodh që një deputet të sfidojë liderin e partisë dhe të grumbullojë më shumë simpatizues se sa lideri i vet. Pas publikimit të një fotografie të Menduh Thaçit në rrjetet sociale me disa miq e simpatizues të tij në piknik, menjëherë i është përgjigjur deputeti i PDSH-së Orhan Ibrahimi duke dal në piknik me dyfish njerëz se sa lideri i tij. E kjo është gara e vërtetë dhe në këtë rast deputeti ka arritur të mund liderin.”

Pasi e lexon këtë tekst lexuesi shumë lehtë demanton titullin dhe sheh se dy fotografitë që krahasohen në tekst nuk janë nga një garë brenda partiake dhe nuk bëhet fjalë për sfidë pozitash, por për ngjarje rekreative. Ngjarje këto që nuk janë organizuar për të matur forcat e Orhan Ibrahimi dhe Menduh Thaçi, por thjesht ngjarje private që s’kanë asnjë interes për publikun.

Ato mund të jenë takime familjare, mes miqësh, të ngushta dhe të gjera dhe që nuk kanë të bëjnë me asnjë proces politik, i cili do mund të ishte në interes të publikut.

Titulli duhet të jetë në harmoni me përmbajtjen. Nëpërmjet titullit gazetari jep faktin kryesor të lajmit, andaj një titull informativ i pa mbështetur me fakte brenda produktit bëhet spekulativ.

Gazetari profesionist duhet të mbajë përgjegjësi morale për informacionin që përhap. Tendenca për të qenë sa më shumë i ndjekur, edhe pse informacioni është spekulativ dëmton medien por dhe profesionin.

Tekste të tilla mund të jenë vetëm humor krejtësisht të parëndësishme për të qenë lajme.

Lajme të ngjashme

Back to top button