7 mënyra për të përmirësuar produktivitetin tuaj në punë

Nëse jeni shumë e ngarkuar në punë dhe mezi ja dilni të mbaroni çdo gjë në kohë, në këtë artikull ne dëshirojmë t’ju vijmë në ndihmë me disa këshilla të vyera se si të përmirësoni produktivitetin tuaj në punë dhe sigurisht se si të fitoni kohë për tu marrë me gjërat që keni për zemër.

  1. Vendosni prioritete
    Kur keni shumë objektiva për të realizuar njëkohësisht, mos u panikoni por krijoni listën e prioriteteve dhe filloni të kryeni punët duke filluar nga më e rëndësishmja.
  2. Fokusohuni në punën tuaj
    Mos merrni më shumë përgjegjësi seç ju takon, por mundohuni të fokusoheni në punën tuaj kryesore, nga e cila varet edhe performanca juaj. Mbingarkesa me punë të tepërta do të bëjnë që të largoheni nga fokusi kryesor dhe të ulni performancën tuaj.
  3. Organizoni tavolinën dhe kompjuterin tuaj
    Një rrëmujë në tavolinën tuaj të punës ndikon shpesh negativisht në produktivitetin tuaj në punë, pasi ju do të humbisni kohë të gjeni dokumentat apo shënimet që ju nevojiten. Mbani gjithnjë një tavolinë dhe kompjuter të mirëorganizuar për ti kursyer kohë vetes.
  4. Shmangni zbavitjet në rrjetet sociale
    Sot interneti dhe kryesisht rrjetet sociale marrin shumë kohë nga punonjësit por edhe i ç’orientojnë nga puna. Mos u merrni me rrjetet sociale gjatë orarit të punës, pasi do tju ikë përqëndrimi dhe vëmëndja nga puna. Mund të hapni llogaritë tuaja në mediat sociale gjatë kohës së pushimit. Mos harroni gjithashtu se në shumë kompani kompjutrat e punonjësve monitorohen dhe ju mund të penalizoheni nëse kaloni një kohë të gjatë në mediat sociale.
  5. Bëni pushime të shkurtra
    Kur keni shumë punë për të bërë, e keni thuajse të pamundur të pushoni. Gjithsesi për një produktivitet më të mirë, truri juaj ka nevojë të pushojë. Këshillohen pushime më të shpeshta e të shkurtra për të rimëkëmbur energjitë tuaja.
  6. Skeduloni dhe planifikoni
    Asnjëherë mos punoni pa planifikuar oraret tuaja. Mundohuni që takimet dhe punët më të rëndësishme ti programoni në orët e para të ditës, kur jeni më e freskët. Punët rutine dhe që nuk kërkojnë shumë energjji mund ti shtyni për më vonë.
  7. Mos u fiksoni pas emailit tuaj
    Nëse jeni duke pritur një email të rëndësishëm, nuk këshillohet që të kontrolloni inbox-in tuaj çdo 5 minuta, Kjo gjë mund tju krijojë stres dhe t’ju shpërnqëndrojë nga puna. Kijeni parasysh, se nëse dikush ka vërtetë një punë urgjente, do t’ju telefonojë, prandaj mos u fiksoni kaq shumë pas emaileve.

Lajme të ngjashme

Back to top button