Tadiq: Me marrëveshjen në Bruksel, veriu qeveriset nga Republika e Kosovës

Ish presidenti i Serbisë, aktualisht kryetari i Partisë Socialdemokrate, vlerëson se marrëveshja e arritur në Bruksel nuk është arsye për euro kombëtare e as për festë të madhe.

Përveç kësaj, ai ka thënë se “një themelim i tillë i Bashkësisë së komunave me shumicë serbe nuk është fitore, por edhe një zgjidhje e tillë është më mirë së konflikt i ngrirë”, transmeton Indeksonline.

Tadiq ka vlerësuar se Asociacioni nuk ka marrë asnjë përgjegjësi apo kompetencë ekzekutive dhe se nuk paraqet nivel rajonal të pushtetit, por vetëm unifikim i përgjegjësive të komunave që ndodhet nën ombrellën e Asociacionit.

“Ndryshimet themelore pas Marrëveshjes së Brukselit dhe bisedimet e fundit me ndërmjetësim të BE-së, në raport me periudhën e mandatit të qeverisë sonë, janë ato që sot në territorin e veriut të Kosovës qeveriset me ligjet dhe Kushtetutën e Republikës së Kosovës”, ka thënë Tadiq.

Ai ka thënë se gjatë kohës sa ishte presidenti i Serbisë në veri të Kosovës ka ekzistuar qeverisje e ndarë ndërmjet Serbisë, OKB-së dhe institucioneve ndërkombëtare, kurse aktualisht tash kjo qeverisje nuk ekziston, respektivisht as në veri të Kosovës nuk funksionon rendi kushtetues i Serbisë.

Sipas tij, asgjë nuk është arritur as në domenin e mbrojtjes së trashigimisë kulturore serbe e cila në Ksoovë “po tentohet të merret nga anëtarësimi i Kosovës në UNESCO”.

Lajme të ngjashme

Back to top button