Si duhet të dizenjohet uebfaqja e rrjetit social Facebook?

Dizajni i uebfaqes desktop të rrjetit social Facebook është vënë jo pak herë në qëndër të diskutimeve mes dizajnerëve dhe përdoruesve dhe kemi parë jo pak kritikë.

Ajo që ka tërhequr vëmendjen tonë është një shtojcë për shfletuesin Chrome i cili transformon terërisht dizajnin e uebfaqes së rrjetit social në një dizajn të ngjashëm me “Material Design” të Android. Ky dizajn quhet “Flat Design” ose ndryshe “Dizajn i rrafshët”.

Ky lloj dizajni është shumë më i lehtë për tu aksesuar dhe përgjigjet shumë shpejt gjatë navigimit krahasuar me grafikat komplekse aktuale që ka Facebook.

Dizajni i rrafshët është trend i 2015-tës dhe 2016-tës për disa arsye. E para është performanca. E dyta është thjeshtësia dhe e treta përshtatshmëria me ekrane të ndryshme. Shkarkoni shtojcën e cila implementon dizajnin e rrafshët në rrjetin social Facebook. Mbase një ditë Facebook do e implementojë vëtë këtë filozofi dizajni.

Lajme të ngjashme

Back to top button