Mevlan Murati nuk ka lëndim serioz

Dueli i xhiros së katërt në mes FC Shkupi dhe Horizont Turnovës që përfundoi me barazim 1:1, protagonist kishte edhe Mevlan Muratin, në të cilin në minutat e fundit goditi topi në dorë.

Por pas penaltisë Murati me ndihmë të shpejtë u dërgua në urgjencë dhe pas ekzaminimeve u konstatua se nuk ka të asgjë të thyer e as lëndime të rënda, por thjesht pas rrëzimit në tokë, ka marrë një dridhje të vogël në kokë, e që në orët e vona të mbrëmjes pritet të lëshojë spitalin dhe të niset për në shtëpi.

Gjithashtu në këtë ndeshje, tërheqje muskulore kishte edhe Ardian Nuhiu, i cili do të vazhdojë nga nesër me trajtime mjekësore.

Të përkujtojmë se Murati dje kishte marrë ftesë nga seleksionuesi BllagojaMilevski për ndeshjet kundër Ukrainës dhe Australisë. / Portalb /

 

Lajme të ngjashme

Back to top button