Coentrao pritet të huazohet në Francë

Mbrojtësi i Real Madridit, Fabio Coentrao nga edicioni i ardhshëm do të luaj te skuadra franceze e Monacos.

Zyrtaret e Real Madridit dhe Monacos janë duke e finalizuar kontratën dhe brenda disa orësh do të bëhet edhe zyrtarizimi i portugezit në Monaco, raporton AS.

Coentrao nuk do të transferohet, por vetëm do të huazohet për një edicion, me të drejtë të blerjes në fund.

Portugeze në Monaco pritet të zëvendësoj Kurzawan, i cili do të transferohet te kampioni i Francës, PSG.

Lajme të ngjashme

Back to top button