Pas konflikteve me gruan, Trimit nga Lushnja i djegin shtëpinë (Video)

Nuk kanë të mbaruar problemet për familjen e Niko Trimit nga Karbunara e Lushnjes. Kur më në fund familjes iu kthye lumturia, shtëpia e tyre është përfshirë nga flakët mbrëmjen e djeshme.

Niko Trimi, bashkë me gruan Edmondën dhe tre vajzat, kanë qenë në gjumë në momentin e rënies së zjarrit. Fatmirësisht, kryefamiljari Niko e ka ndjerë zjarrin që ka rënë dhe ka mundur të shpëtojë familjen, ndërsa flakët kanë përfshirë të gjithë banesën dhe kanë djegur të gjitha orenditë.

Zjarrëfiksja mbërriti në shtëpinë e Trimit, por flakët kanë shkrumbuar gjithçka. Niko Trimit shprehet se zjarri në shtëpinë e tij ka qenë i qëllimshëm dhe ka të bëjë më historinë personale të familjes së tij, shkruan Droni.al.

Pas konflikteve në çiftin Trimi, gruaja Edmonda u largua nga shtëpia ndërsa bashkëshorti e denoncoi për tradhëti dhe dhunë në familje. Pasi policia e gjeti gruan, Niko i kërkoi që të kujdesej për vajzat dhe të hiqte dorë nga telefonat dhe Fb, ndëra Edmonda i kërkoi bashkëshortit të mos e keqtrajtojë më.

Momenti i pajtimit të çiftit, historia e të cilit u mediatizua për disa ditë me radhë, u festua publikisht.

Por lumturia e familjes Trimi ka zgjatur pak, pasi ata kanë mbetur pa shtëpi.

Lajme të ngjashme

Back to top button