MPB denoncon një person për vjedhie të rëndë

SPB-Shtip, ka paraqitur kallëzim penal kundër S.S. (19) nga Shtipi.  Sipas policisë, i dyshuari akuzohet për kryerjen e dy veprave penale “vjedhje” dhe pesë veprave tjera penale “vjedhje të rëndë”.
Janë marrë të gjitha masat dhe informatat nga zyrtarët policor të SPB-Shtip, për kryerjen e veprave “vjedhje” dhe “vjedhje të rëndë” të cilat i akuzuari i ka bërë në rrethin e Shtipit,ndërkaq viktima më të shpeshta kanë qenë gratë.

Pasi është marrë në pyetje, është konstatuar se në periudhën prej 8 deri më 24 gusht të këtij viti, në rrethinën e Shtipit, në periudha të ndryshme të ditës në shumë rrugë kryesisht me pak kalimtarë, ka sulmuar gra me qëllim t’ua vjedhë gjerdanët dhe stolitë. S.S. grave u është afruar nga pas shpinës dhe ua ka tërhequr më dhunë gjerdanin apo stolitë nga qafa , të njëjtat i ka shitur në artaritë e Shtipit dhe Koçanit.

Nga masat e marra nga zyrtarët policorë prej artarive të në Koçan, janë marrë gjerdanët dhe stolit e të dëmtuarve.

Të akuzuarin policia e ka dorëzuar në Gjykatë për të nisur procesi gjyqësor, ndërkaq Gjykata i ka caktuar masë paraburgimi prej 30 ditëve.

I akuzuari është i njohur për vepra kriminele në fushën e vjedhjeve, për atë SPB-Shtip, prej në mars të këtij viti deri më tani i ka paraqitur 17 kallëzime penale për 30 vepra penale.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button