Digjen dy vetura në Gjorçe Petrov të Shkupit

Në orët e hershme të mëngjesit,  rreth orës 5:15 minuta në stacionin policor në Gjorçe Petrov, është lajmëruar se në rrugën “Apostoll Petkov” deri më tani nga shkaqe të panjohura janë djegur dy makina, njëra e tipit “Wolkswagen – Pasat” me targa të Shkupit në pronësi të F.T. dhe tjetra “Kadillak” në pronësi të E.M.

Zjarrfikësit e kanë shuar zjarrin, ekipi hetues nga SPB-Shkup, ka dalur në terren dhe e ka kryer ekspertizën, ndërkaq po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.

 

Lajme të ngjashme

Back to top button