Stephen Hawking me teori të re: Vrimat e zeza janë kalime për një tjetër univers

Fizikani i famshëm britanik, Stephen Hawking paraqiti një teori të re në lidhje me vrimat e zeza të cilat i cilëson si kalime për universet e tjera. Në një konferencë në Stokholm, Hawking tha se njerëzit mund të ikin përmes vrimave të zeza, në vend që të qëndrojnë aty.

Ai konsideron se udhëtarët e universit, të cilët mund të ndodhen në vrimën e zezë, nuk do të mund të kthehen në universin e tyre, por megjithatë mund të vazhdojnë diku tjetër.

Sipas mendimit të tij, vrimat e zeza nuk janë “të zeza”, siç mendojnë njerëzit, por mund të jenë rrugë drejt disa universeve të tjera.

“Ekzistenca e historive alternative për vrimat e zeza, çon në përfundim se kjo është e mundur. Vrimat duhet të jenë të mëdha, dhe në qoftë se ajo rrotullohet mund të jetë portë drejt universeve tjera. Por, atëherë nuk mund të ktheheni përsëri në universin tuaj. Edhe pse më tërheqin udhëtimet në hapësirë, këtë nuk do ta provoj”, tha fizikani i famshëm.

Propozimi i tij është përgjigje për problemin që shqetëson shumë fizikanë, rreth asaj se çfarë ndodh kur gjërat shkojnë përtej vendit nga ku edhe drita nuk mund të kthehet.

Hawking beson se ky informacion është përgatitur në buzë të horizontit, që do të thotë se ajo kurrë nuk shkon në vrimën e zezë dhe se kurrë nuk duhet të kthehet.

“Nëse hyni në një vrimë të zezë, mos hiqni dorë. Ndoshta ka një dalje”, tha Hawking para të pranishmëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button