Nuk vendosen tituj provokues të cilat nuk përputhen me përmbajtjen

[Recension: Xhaferri nuk ka ditur çfarë t’i thotë ambasadorit shqiptar për Marrëveshjen e Ohrit]

Kopjimi kryekëput i komunikatës për shtyp, me qëllim që e njëjta të bëhet lajm nuk përputhet gjithmonë me standardet profesionale. Komunikatat për shtyp janë vetëm njëra anë, dhe botohen të plota vetëm në raste të jashtëzakonshme ose emergjente.

Një tekst profesional gazetaresk, komunikatën e përmbledh në disa rreshta dhe do të citonte vetëm disa pjesë të komunikatës, ose fundja vetëm pjesën për të cilën autori flet më shumë në titull se sa në artikull. Gjithashtu nuk vendosen tituj provokues të cilat nuk përputhen me përmbajtjen.
Në paragrafin e mëposhtëm, nga teksti që po recensojmë, autori ka tentuar që theksin ta vendos në një çështje: moszbatimi i Marrëveshjes së Ohrit.

Zëvendëskryeministri për Marrëveshjen e Ohrit, Musa Xhaferri sot ka realizuar takim me ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, Fatos Reka, por edhe në këtë takim nuk jepen detaje se sa është implementuar Marrëveshja e Ohrit.

Tekst përbehet vetëm disa rreshta në fillim dhe pastaj është kopje e komunikatës së Sekretariatit për Marrëveshjen e Ohrit dhe nuk jep detaje për atë që sugjeron në titull.

Komunikata e kabinetit të zëvendëskryeministrit flet për takimin protokollar.

Xhaferri nuk ka ditur çfarë t’i thotë screenshotLinku deri te artikulli origjinal: Recension: Xhaferri nuk ka ditur çfarë t’i thotë ambasadorit shqiptar për Marrëveshjen e Ohrit

Data dhe koha e publikimit: 19.08.2015

Data e recensionit: 20.08.2015

Recensues: Adrian Kerimi

Mos shpjegimi i çështjes, të cilën si të tillë e shtron vetë autori me titullin e tekstit, bën që lajmi të jetë jo i kuptueshëm dhe jo i plotë. Kalimi nga një pikë në tjetrën, krijon hamendje tek lexuesi. Përqendrimi në shumë çështje brenda një lajmi, rrezikon që lexuesi të mos informohet. Kurse mos përputhja e titullit me përmbajtjen  sjell mosbesim të publikut ndaj medies.

Gjithashtu, në këtë takim zëvendëskryeministri Xhaferri dhe ambasadori Reka u shprehën se dy qeveritë do të bashkëpunojnë ngushtë në realizimin e projekteve të përbashkëta infrastrukturore, si ndërtimi i rrugës së Arbërit, Korridori 8, lidhja hekurudhore si dhe projekte tjera që janë në interes për qytetarët e të dy vendeve.

Teksti përfundon ashtu siç përfundon edhe komunikata e Sekretariatit. I referohet ambasadorit të Shqipërisë në Shkup, i cili ka shprehë gatishmëri për mbështetjen e Maqedonisë për t’u anëtarësuar në NATO dhe BE.

Ndërkohë, ambasadori Reka tha se Shqipëria mbështet anëtarësimin e Maqedonisë në strukturat euro-atlantike, NATO dhe BE. (INA)

Teksti me titullin ka dashur që lexuesi ta shohë ngjarjen me një sy më kritik për moszbatimin e Marrëveshjes së Ohrit, por përmbajtja nuk sugjeronte një gjë të tillë. Do të duhej të kishte një mbështetje, nga ambasadori apo burime të tjera, konstatimi që jepet në titull. Vendosja e një titulli që merret si tendencioz, dhe pastaj vetëm përcjellja e komunikatës, nuk përputhet me informimin e saktë dhe standardet e gazetarisë.
Gazetari ka të drejtë të pyesë se çfarë është diskutuar në takim, edhe të bëjë pyetjen nëse ambasadori ka arritur të informohet se sa është realizuar Marrëveshja e Ohrit? Por vetëm pasi të marrë përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të bëhet një artikull i plotë. Si i tillë, titulli vetëm spekulon dhe përmbajtja është krejt diçka tjetër dhe protokollare.

Lajme të ngjashme

Back to top button