Çështjet e pa sqaruara nga gazetari, lënë publikun pa informacion

[Recension: Maqedoni, kuvendi e miratoi rebalancin e Buxhetit për vitin 2015]

Teksti që po e recensojmë ka të bëjë me miratimin e rebalancit për buxhetin e vitit 2015 në Maqedoni. Teksti informon për miratimin e rebalancit të buxhetit dhe ka transmetuar deklaratën Ministrit të Financave, Zoran Stavrevski, por nuk jep asnjë sqarim se çdo të thotë kjo për qytetarët.

downloadLinku deri te artikulli origjinal: Maqedoni, kuvendi e miratoi rebalancin e Buxhetit për vitin 2015

Data dhe koha e publikimit: 20.08.2015

Data e recensionit: 24.08.2015

Recensent: Xhenis Sulimani

Është detyrë e gazetarit që çështjet t’i sqarojë. Nga teksti nuk kuptohet as ku mund të jenë shkurtuar dhe as ku mund të jenë shtuar fonde. Buxheti është një nga çështjet më të rëndësishme të funksionimit të shtetit, i cili krijohet me paratë e qytetarëve. Gazetari duhet të hulumtojë dhe informojë se si harxhohen këto para. Vetëm përcjellja e një komunikate se rebalanci është miratuar nuk informon asnjë gjë publikun.

“Me 62 vota për dhe 7 kundër Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot pasdite i miratoi ndryshimet dhe plotësimet e Buxhetit për vitin 2015. Zëvendëskryeministri dhe ministër i Financave, Zoran Stavreski sot, duke e arsyetuar Ribalancin e propozuar të Buxhetit për vitin 2015 në kuadër të mbledhjes së 62¬të të Kuvendit theksoi se realizimi i Buxhetit për vitin 2015 në shtatë muajt e parë ishin më të mirë se pritjet, ndërsa të ardhurat e grumbulluara ishin më të larta se të planifikuarat.”

Teksti, nga ana tjetër nuk është i plotë sepse nuk përfshin edhe “palën e dytë”, në këtë rast opozitën. Edhe pse, për momentin kuvendi i Maqedonisë po funksionon pa deputetët e partisë më të madhe opozitare- LSDM. Do të ishte në interes të opinionit që në këtë tekst të përfshihej edhe ndonjë qëndrim i opozitës.

Në këtë mënyrë do të dëshmohej se mediet mund t’i japin frymë demokracisë edhe aty ku ka tendenca për ngulfatje. Kështu duke e plotësuar informacionin, por gjithashtu edhe duke kontribuar në debat që publiku të mund të kuptojë më mirë, nëse projekte e qeverisë janë të duhurat për ta.

Njëra ndër misionet kryesore të shtypit është që si “pushtet i katërt” të ndihmojë në zhvillimin e demokracisë, andaj hapësira e saj duhet të japë kolorit mendimesh, për çdo çështje në interes të opinionit.

Ndërkohë gazetari duhet të kuptojë mirë për atë që informon dhe pasi të ketë analizuar mirë informacionin duhet ta përmbledhë dhe botojë. Në të kundërt media as informon siç duhet dhe as nuk luan rolin rëndësishëm demokratik që i takon.

Lajme të ngjashme

Back to top button