Nga Londra në Sidney për vetëm 90 minuta

Pasagjerët në të ardhmen do të mund të udhëtojnë nga Londra deri në Sidney për vetëm 90 minuta.

E gjithë kjo do të jetë e mundur në një të ardhme jo shumë të largët, me anë të aeroplanit të ri hipersonik, i cili që do të mbajë 100 udhëtarë dhe do të kalojë 7 km në sekondë.

“Kemi mijëra pasagjerë që udhëtojnë në largësi interkontinentale çdo vit dhe mendojmë që kjo largësi duhet të zvogëlohet”, ka thënë udhëheqësi i projektit mbi aeroplanin Spaceliner, Martin Sippel, transmeton Koha.net.

Aeroplani SpaceLiner do të niset me shpejtësi prej 80 km, me anë të raketës me hidrogjen-oksigjen, por pastaj do të vazhdojë fluturimin në shtresën e fundit të atmosferës me shpejtësi të zërit.

Ekipit për fillim i duhen 33 miliardë dollarë për projektin SpaceLiner, i cili do të mund të realizohet deri më 2030-tën.

Lajme të ngjashme

Back to top button