Google Foto të bën të rijetosh kujtimet

Pas Google Maps, komanda “Amarcord” e kolosit të internetit prek edhe Fotot, platforma e re për të ruajtur online fotot personale.

Në të njëjtën linjë me Facebook, Google Foto do t’i sugjerojë përdoruesve fotot e bëra në të njëjtën ditë, në vitet e kaluara, për të “zbuluar kujtimet e së shkuarës”. Ky opsion është i mundur për iOS, Android dhe shërbimin e web, transmeton TCH.

Në një postim në Google +, Google Foto thotë se përdoruesit kanë vështirësi në aktivizimin e këtij opsioni, për të zbuluar në mënyrë private kujtimet e tyre. Duke aktivizuar shërbimin në seksionin “Assistant” të Foto, do të propozohen herë pas here kolazhe të veçanta fotosh që janë bërë në të njëjtën periudhë të ndonjë viti më parë. Këto kolazhe mund t’i shpërndani me të tjerët nëpërmjet postës elektronike apo rrjeteve sociale.

Lajme të ngjashme

Back to top button