“Na shohin me targa të huaja, policët duan të na rrjepin” (VIDEO)

Dy vajza shqiptare që kanë ardhur për pushuar në atdhe, kanë denoncuar në rrjetet sociale sjelljen e dy efektivëve rrugorë. Në faqen “Jeta Osh’ Qef”, ato kanë treguar shkurt historinë e tyre, ku denoncojnë sjelljen e papërshtatshme të dy efektivëve të Gjirokastrës.

Ato pretendojnë se policia i ka ndaluar sapo kanë dalë nga karburanti, ndërkohë që makina e tyre ishte me dokumente të rregullta. Siç tregojnë vajzat, policia u ka vendosur një gjobë prej 3000 lekësh, pasi nuk kishin ndezur dritat, transmeton Shekulli.

Ndërkohë, sipas tyre, në fletën e gjobës ishte shkruajtur edhe për shpejtësi pa radar. Vajzat pretendojnë më tej se faturën duhet ta paguanin në dorë, ndërsa efektivët kanë kërkuar para në dorë.

Rrëfimi

“Dua t’ju tregoj një ngjarje. Sot, në Gjirokastër, na ndaloi policia. Një polic rrugor dhe patrulla e shoqërimit me furgonin e policisë, unë në makinë me shoqen time që jeton në Itali. Unë jetoj në Zvicër dhe këtu jemi me pushime, se na merr malli për Shqipërinë. Na ndaluan sapo ne dolëm nga karburanti, makinën e kishim në rregull, me siguracion, me patentë, letra, të gjitha në rregull dhe arsyeja e ndalimit ishte se dritat e makinës ishin të fikura. Policia e “NDERUAR” e shtetit tonë shqiptar shkurjati gjobën e ndalimit me një shumë prej 30 mijë lekësh të vjetra shqiptare dhe një herë na thanë se na ndaluan për dritat, pastaj në gjobë ishte shkruajtur dhe për shpejtësi (pa radar). Lekët për të paguar gjobën na i kërkuan në dorë, kur mesa dimë ne, pagesa bëhet në postë. Kjo është policia e degjeneruar që nëse sheh makinë me emigrantë, me targa të huaja, mundohet të rrjepë sa më shumë. Na kanë ndaluar në post-blloqe pa lidhje, pa asnjë arsyetim, biles kishte edhe nga ato policë që na kërkuan numrin e telefonit, sepse na panë dy femra vetëm”. 

Lajme të ngjashme

Back to top button