Bajram Haxhiu, patriot, luftëtar, partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës

Familja Haxhiu është një nga familjet e vjetra lushnjare. Sigurisht që sapo dëgjon këtë mbiemër të vjen së pari në mendje emri i një prej pinjollëve të saj, Bajram Haxhiu. Në fakt ai njihet më shumë vetëm me emrin Xha Bami, ndërkohë që është figura e parë e shquar e familjes së vjetër të qytetit të Lushnjes. Jo më kot që në hyrje të rrugicës pranë shtëpisë muze Kongresi i Lushnjes e cila ngjitet sipër drejt kodrës pranë xhamisë dhe qendrës së qytetit të Lushnjes, është vendosur Rruga “Bajram Haxhiu” i cili do të luante një rol kyç në letërkëmbimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera dhe ishte një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës.

Bajram Haxhdiu (1)

Kush ishte Bajram Haxhiu? Bajram Haxhiu lindi më 3 Maj 1887 në Lushnjë dhe u nda nga jeta më 11 Gusht 1972, patriot luftëtar, partizan e pjesëmarrës i Kongresit të Lushnjës.Bajrami vazhdoi shkollën e mesme turqisht, ndërsa shkrim e këndim shqip ka mësuar vet, si shume njerëz të tjerë të këtij fisi. Bajrami mori pjesë gjerësisht në Demonstratën e majit 1906 në qytetin e Lushnjës. Për këto veprimtari ai u dënua dhe u dëbua nga qeveria osmane. Edhe pasi doli nga burgu, ai vazhdoi të jetë aktiv në lëvizjen kundër osmanëve. Bashkëpunoi me çetat kryengritëse të Myzeqesë për organizimin e kryengritjes së përgjithshme të Shqipërisë. Përkrahu qeverinë e Ismail Qemalit duke luftuar kundër serbëve dhe kuislingëve të Esat Pashë Toptanit. Kur u pushtua qyteti i Lushnjës nga ushtritë ndërluftuese të Luftës së Parë Botërore, u ngrit kundër tyre dhe synimeve shoviniste. Pasi e kapën, e internuan në Shkodër bashkë me pjesëmarrës të tjerë të lëvizjes.

Bajram Haxhdiu (2)

Pas Luftës së Madhe, u kthye në vendlindje, ku nuk e ndali veprimtarinë e tij patriotike kundër vendimeve të Konferencës së Parisit për copëtimin e Shqipërisë. Pavarësia e Shqipërisë qe tronditur shume nga shtetet ndërluftuese si dhe qëndrimi i vendeve fqinje. Problemi i sigurisë kombëtare shqetësoi gjithë njerëzit atdhedashës të kërkonin thirrjen e një kongresi kombëtar për të mbrojtur atdheun. Mbledhjen e kongresit e morën përsipër njerëz të qytetit të Lushnjës duke filluar nga organizimi, garantimi i punimeve të qeta të mbledhjes si dhe organizimi i forcave vullnetare të mbrojtjes deri në përfundimin e plotë me sukses te tij.

Një nga anëtaret e komisionit nismëtar të thirrjes së Kongresit të Lushnjës ishte Bajram Haxhiu. Ai luajti një rol shumë të rëndësishëm në letërkëmbimin mes Aqif Pashë Elbasanit dhe personaliteteve të tjera. Ai u vu në shërbim të qeverisë që nxori kongresi dhe e përkrahu atë gjatë gjithë kohës që i qëndroi besnike vendimeve të Kongresit të Lushnjës. Duke e pasur të kultivuar tashmë ndjenjën patriotike, ai mori pjesë në Luftën e Vlorës dhe në LANÇ 1939-1944, gjithashtu i gjithë fisi i Haxhillarëve e përkrahu luftën kundër pushtuesve pa rezerva. Bajram Haxhiu është edhe i ati i legjendës së sportit shqiptar Abdurrahman Roza Haxhiu dhe atdhetarit të shquar për çështjen kombëtare shqiptare Qerim Haxhiu.

Lajme të ngjashme

Back to top button