Refugjatët dhe azilkërkuesit në fokus të deputetes gjermane Bek

Për vizitë në Maqedoni, sot dhe nesër do të jetë deputetja e Bundestagut gjerman, Mariluize Bek, anëtare e Lidhjes 90-të gjelbrit. Deputetja do të informohet për problematikën me refugjatët, si dhe për kërkuesit e azilit nga Maqedonia në Gjermani, kumtoi ambasada e Gjermanisë në Maqedoni.

Janë planifikuar biseda me përfaqësues të Qeverisë dhe të vetëqeverisjes lokale, të UNHCR-së, Kryqit të Kuq dhe organizatave joqeveritare. Deputetja gjermane Bek do ta vizitojë edhe Qendrën e pranimit në Vizbeg, si dhe një pjesë të kufirit jugor afër Gjevgjelisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button