Shqiptarët e Turqisë kishin gazetën e tyre me emrin e lumit “Vardar”

Pas eksodit dhe shpërnguljes masive të shqiptarëve nga trojet e tyre etnike drejt Turqisë që filloi menjëherë pasi që mbretëria serbe e aneksoi Kosovën në vitin 1912 dhe duke zgjatur deri vitin 1915, si komunitet i madh në numër ato filluan të merren me organizimin e jetës shoqërore kolektive, duke nxitur rruajtjen dhe kultivimin e traditave, dokeve dhe të kaluarën e tyre historike dhe kombëtare”, përcjell Radio Vala.

Ndër veprimtaritë e tyre dhe që ka luajtur rol të rëndësishëm ka qenë edhe botimi i revistave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Një gazetë që ka filluar së botuar në vitin 1950 ka qenë edhe gazeta e pagëzuar me emrin “Vardari”, lum që buron në fshatin Vërtok të Gostivarit.

Radio Vala ka arritur të siguron ekzemplarin e ballinës së kësaj gazete, numri i 14-të me radhë i botuar në vitin 1964. Gazeta ka qenë periodike dhe ka dal thuajse një herë në vit, me disa pauza.

Gazeta e shqiptarëve të Turqisë me emrin Vardari kishte hasur në mbështetje të mërgatës shqiptare nga të gjitha shtetet, siç ishin mërgimtarët nga SHBA-të, të cilët kishin kontribuar në botimin e gazetës. Gazeta ishte botuar në Stamboll të Turqisë, dhe fatkeqësisht pas disa vitesh ishte shuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button