Punësimet e shqiptarëve mbeten enigmë!

Ka tre vite që opinioni nuk di çfarë ndodh me punësimet të cilët bëhen në kuadër të Sekretariatit për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit (SIMO). Cili është numri i saktë i të punësuarve, sa janë shqiptarë, në cilët sektorë, sa prej tyre në pozitat udhëheqëse?
Nuk është publikuar asnjë dokument, me të cilin para opinionit të gjërë të raportohej njëkohësisht edhe mbi arritjet në sferën e implementimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit (MKO).
Analiza e fundit kuantitative është e vitit 2012, ndërsa më shumë se një dekadë mungon analiza cilësore mbi implementimin e MKO, transmeton Portalb.

Vetëm një muaj para përvjetorit të MKO, ministri Musa Xhaferri nënshkroi një memorandum (Memorandumin për Mirëkuptim, që Sekretariati për Implementimin e Marrëveshjes së Ohrit-Qeveria e Republikës së Maqedonisë dhe Instituti Europian për Paqe e nënshkruan më 21 korrik 2015) me anë të së cilit detyrohej të botojë statusin kuantitativ, bashkë me detaje të Procesit të Analizës së MKO-së, objektivat dhe fazat e tij e cila do të duhej të prezantohej gjatë përvjetorit të MO-së. Por kjo nuk ndodhi.
LEXO: Xhaferi: Analiza për MO-në do publikohet më 13 gusht

Të kontaktuar nga Portalb, nga SIMO thanë se janë në procesin e përgatitjes së një analize cilësore duke mos përmendur atë kuantitative si që është në memorandum.

“Në nëntor do të ketë konferencë ndërkombëtare ku do të ketë edhe prezantim të rezultateve.”- na thanë nga SIMO pasi pyetëm se ku mund ta gjejmë të njëjtin.

Pyetja se a do të duhej që analiza kuantitative tashmë të ishte publikuar për vitin 2015, mori sërish përgjigjen e lartshënuar “në nëntor, në konferencë ndërkombëtare do të prezantohen të gjitha rezultatet”.

Nga SIMO sqaruan se deri ku janë me përgatitjet për këtë konferencë.

“Jemi në proces, kemi lidhur bashkëpunim edhe me Institutitin Evropian për Paqe në Bruksel dhe me ndihmën edhe të Misionit të OSBE-së në Shkup si dhe institucioneve përkatëse, përcaktohet metodologjia, janë formuar grupet e punës, do të ketë edhe tryeza të rrumbullakëta për tema të caktuara ku do të kyçet edhe opinioni publik, profesorë, akademikë, organizata joqeveritare dhe pastaj në nëntor do të ketë një konferencë ndërkombëtare, ku do të ketë prezantim të rezultateve.” thanë për Portalb.

Me mos publikimin e të dhënave të sakta për kuantitetin dhe cilësinë e punësimeve të bëra në kandër të MKO-së, vendi ynë shkel parimet e transparencës, gjë që në vendet e Bashkimit Evropian është e pa-tolerueshme. Transparenca është një nga parimet kryesore të punës së institucioneve shtetërore në vendet e BE-së ndërsa nëse Maqedonia synon të jetë një nga këto vende duhet të punojë më seriozisht në këtë sferë. / Portalb.mk

LEXO: АNALIZË: A do të marrin fund punësimet në administratën shtetërore!? 

Memorandumi për Mirëkuptim 1
Memorandumi për Mirëkuptim 1
Memorandumi për Mirëkuptim 2
Memorandumi për Mirëkuptim 2

Lajme të ngjashme

Back to top button