17 vjetori i rënies krenarisë kombëtare Ismet Jasharit “Komandant Kumanova”

Vërtet thonë se koha i shëron plagët por për ne Çlirimtarët po ndodh e kundërta. Si te shërohen plagët për Ismet Jasharin “Komandant Kumanovën”, dhe dëshmorët e brigadës 121 Kumanova dhe gjithë dëshmorët e kombit që flijimi ëndrra amanetin i tyre ishte për bashkimin e trojeve shqiptare dhe jo capitmi i tyre.

Sot, jemi duke parë se si po tkurret, zvogëlohet Kosova ndërkohe që Serbisë ju ndan 30% e territorit përmes “Zajadnices”, Kishave serbe me mija hektar toke të qytetarëve shqiptar të Kosovës, 12 hektar ju ndan Malit të Zi duke u munduar ta heshtin para popullit, 2500 hektar ju ndan Maqedonisë dhe kështu po zvogëlohet Kosova. Si mund të shërohen plagët kur për çdo dite investimet e vendit dhe benefitet vendore shkojnë në favor të Serbisë armikut të përbetuar të shqiptarëve duke u munduar që të arsyetojnë Gjenocidin e tyre vet liderët shqiptar.

Si të shërohen plagët për dëshmorët tanë që flijuan jetën e tyre për shtet të së drejtës ku do të mbizotëronte rendi dhe ligj, për një shtet për gjithë qytetarët të ketë prosperitet, liri, garanci, shëndetësi, arsimimin cilësor, gjyqësi, barazi, punësim, energji, ujë, ushqim cilësor dhe të garantuar, ambient të pastër dhe të qetë dhe të ketë perspektiv në çdo segment të jetës, por nuk ndodhi kështu.

Si të shërohen plagët që bashkëluftëtarët e komandant Kumanovës jen mbet të pa shpresë, të pa perspektiv disa bën edhe vetëvrasje nga gjendja vështire ekonomike shëndetësore, disa vdiqën nga sëmundjet dhe plagët e luftës në pamundësi të kurimit e në anën tjetër qeveritarët tanë nuk u ndalen se gënjyeri dhe duke përfituar që 16 vite nga kjo kategori e vlerave themeltarët e shtetit (Çlirimtarët tanë) dhe akoma nuk gëzojnë atë me minimalen nga shteti ligjin për Çlirimtarët tanë siç e gëzojnë në vendet tjera.

Si te shërohen plagët që përveç krimit, korrupsionit dhe skandaleve s’dëgjon fjalë tjera në shtetin tonë në anën tjetër “shokët” tonë të uniformes qeveritar vazhdojnë me gënjeshtrat e tyre kinse të zhvillimit, të punësimit, të perspektives kurse qytetarët tanë çdo ditë e më shumë po zhgënjehen duke ikur nga Kosova. Madje luftëtarët e lirisë ëndrrën e tyre e varrosën përgjithmonë dhe u detyruan që përmes tokës armike të ikin nga vendi që më shumë e deshën duke u bërë protagonistë të kampeve të Hungarisë e Gjermanisë edhe 16 vite pas çlirimit. Si të shërohen plagët, kur liderët matrapaz, perfiterët dhe mashtrues për interesa personale dhe benefite pranojnë Gjykatën Speciale me qëllimin e vetëm të barazohet lufta e UÇK-së me Gjenocidin serb të dënohet viktima dhe jo agresori dhe pastaj të formohet “Zajednica” që do të jetë një Republikë e Serbisë në Kosove që do ta paralizojë Kosovën.

Dhe për gjithë këto koncesione përgjegjësia është te lidershipi kosovar që mbrapa këtyre koncesioneve gjinden firmosjet e tyre dhe nuk patën gatishmëri, vullnet dhe as ndërgjegjeje morale njerëzore të iniciojnë padi që 16 vite për gjenocidin dhe të zhdukurit që akoma Serbia i mban dhe po ndërton ura dhe objekte mbi eshtrat e shqiptarëve.

Lavdi për jetë e mot Ismet Jashari Komandant Kumanova dhe dëshmorët e Brigadës 121 Kumanova dhe gjithë dëshmorët e kombit. Jetë dhe shëndet për bashkëluftëtarët e Brigades 121 Kumanova dhe gjithë Kosovës.

 

Shkruan: Hysni Gashi – Studiues i Çështjeve të Sigurisë në Kosovë

 

Lajme të ngjashme

Back to top button