Sonte fillojnë “Mbrëmjet strugane të poezisë”, përsëri pa gjuhën shqipe!

Sonte zyrtarisht do të hapen “Mbrëmjet strugane të poezisë”, ku do të marrin pjesë 40 poetë nga 25 vende të ndryshme të botës.

Ky edicion i 54-ti me radhë do të zgjasë nga data 26 gusht deri më 31 gusht, ku do të zhvillohen programe dhe ceremoni të ndryshme artistike.

Edhe këtë vit, ky aktivitet simbol i qytetit të Strugës do të bojkotohet nga kryetari i komunës Ziadin Sela, për arsye të mos përdorimit të gjuhës shqipe, në hapjen zyrtare të evenimentit.

Lajme të ngjashme

Back to top button