BlackBerry rikthehet me telefonin e ri

Vetëm kur kishim menduar se emri “BlackBerry” gati-gati po harrohej, kompania rikthehet me një smartphone të ri. Dhe këtë rradhë do të ketë sistem operativ Androidin e Google.

Sipas një postimi në Twitter të ekspertit të teknologjisë, Evan Blass, BlackBerry shpreson që të përdorni një smartphone, me tastierën e tij fizike.

Fotot tregojnë një pasqyrim të BlackBerryt të shumë përfolur, smartphone-i Venice. Sipas Blass, telefoni do të ketë një ekran të lakuar, pak a shumë të ngjashëm me Samsung Galaxy S6 Edge, dhe një tastierë fizike.

Dizenjimi i saj është i ngashëm me telefonat e vjetër Android, apo smartphone-i i hershëm i Motoroloës, Droid, që ka një tastierë të rrëshqitshme. Tastiera e Venice, megjithatë, nuk është e rrëshqitshme, duke e bërë të duket më shumë si një BlackBerry klasik.

Gjithnjë sipas këtyre fotove, telefoni Venice do të ketë versionin e plotë të Androidit të Google, që do të thotë se do të keni akses të të gjitha të mirave të Google, përfshi edhe Google Play Store.

Ky telefon i ri pritet të hyjë në treg në nëntor, dhe sipas Blass do të jetë i disponueshëm për të katër kompanitë më të mëdha amerikane.

Lajme të ngjashme

Back to top button