Shoqatat ekologjike kundër realizimit të projekteve në Parkun Kombëtar të Mavrovës

Shoqata për Qendra për Zhvillim të qëndrueshëm të komunitetit – Dibër së bashku me sektorin qytetar të Dibrës dhe Rekës, përfaqësues të shoqatave nga diaspora dhe përfaqësues te shoqatave ekologjike Ekos Svest, Front 21/24 dhe MED nga Shkupi janë krejtësisht kundër realizimit të çfarëdo projekti në territorin e Parkut Kombëtar të Mavrovës, rrjedhimisht me këtë fuqishëm kundërshton fuqishëm idenë e ndërtimit të projekteve Fusha e Llukovës, Ura e Boshkut dhe 20 hidrocentraleve te vogla.

Kërkesat  e tyre janë:

  • Të ndërpriten të gjitha aktivitetet e Qeverisë së RM dhe ELEM-it lidhur me këta dy projekte
  • Parku kombëtar i Mavrovës të shpallet zonë e mbrojtur dhe të ndërpritet çfarë do lloj aktiviteti i cili mund ta ndikojë negativisht në ekosistemin dhe biodiverzitetin e parkut
  • Parku Kombëtar i Mavrovës të shpallet nga zonë në mbrojtje të UNESCO-s
  • Ne piken kufitare Fusha e Lukovës te rihapet Pike-kalimi kufitar për lëvizjen e lire te qytetareve te Maqedonisë dhe Kosovës gjate muajve te pranverës dhe verës Maj-Tetor.
  • Këshilli Komunal i Komunës se Mavrovës me Rostushe të formojnë Komision dhe te marrin qëndrim kundër ndërtimit te hidrocentraleve ne Parkun Nacional te Mavrovës dhe kryetari i Komunës personalisht te angazhohet ne Mbrojtjen e Lumit Radika dhe Parkut Nacional te Mavrovës.

Comments are closed.

VERZIONI DESKTOP