Bie çmimi i benzinës dhe naftës

Benzinat prej sonte në mesnatë lirohen për 3 denarë për një litër, ndërsa dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëritë për 2 denarë, vendosi sot Komisioni Rregullator për Energjetikë. Në pajtim me vendimin, çmimi i ri i EUROSUPER BS­95 do të kushtojë 64 denarë për një litër, ndërsa EUROSUPER BS­98 do të shitet me çmim prej 66,00 denarë për një litër.

Çmimi i ri i Eurodizelit do të jetë 49 denarë për një litër, ndërsa i Vajit ekstra të lehtë për amvisëri 37,50 denarë. Çmimi i shitjes me pakicë i mazuti M­1 HS ulet për 2.527 denarë për një kilogram, në krahasim me çmimin paraprakisht të konfirmuar dhe tani do të kushtojë 20,760 denarë për një kilogram.

Lajme të ngjashme

Back to top button