Mëkat

Jam pre e shumë mëkateve në jetë
Gënjyer kam vend e pa vend ndonjëherë
Ligaç nuk jam, të ligtën e kam përbuz
Shpesh penduar jam, pendesën nuk e njoha kur

Mëkate bërë kam, në mëkat nuk besoj
Do tretem në tokë, Zot nuk do më mallkoj
Nuk jam aq i larë, njeri të pastër nuk gjen dot
Po kush në k’të jetë për gabim nuk derdh lot

Ai ç’betohet se gabim nuk ka
Është më i ligu toka që mba

Mëkat bërë kam se nuk dita të dua,
Nuk dita të ruaj zjarrin brenda mua
Gënjeva dhe veten, gënjeva të tjerë
Po kush nuk ka gënjyr për dashuri njëherë

Poezi nga Naim Iljazi

Lajme të ngjashme

Back to top button