Përkujtohet Komandant Shqiponja

Në një ceremoni përkujtimore, me anë të shpalosjes së dokumentarit të përgatitur për veprën dhe jetën e Xhemail Rexhepit – Komandant Shqiponja, sot në Kumanovë u përkujtua njëmujori i vrasjes dhe vepra e tij. Njëherësh sot u shënua edhe ditëlindja e 45-të e tij.

Pas shfaqjes së dokumentarit, më shumë bashkëluftëtarë të tij, si dhe personalitete shqiptare, morën fjalë për të evokuar kujtime e momente nga e kaluara e komandantit. Ushtarakët nga ana tjetër, na i sollën momentet e betejave të lavdishme të Komandant Shqiponjës, si pjesëmarrës nëpër më shumë beteja të UÇK-së.

Xhemail Rexhepi, i njohur si Komandant Shqiponja, u vra më 23.07.2015 nga Bajram Limani, kryetar i degës së BDI-së në Kumanovë. Ishte kjo një përfundim i përgjakshëm i një zënke politike, pasi i ndjeri kishte përkrahjen e këshillave lokalë, ndërkohë që vrasësi i dyshuar kishte përkrahjen e kryesisë së partisë.

VERZIONI DESKTOP