Pa probleme për favoritët

Shkupi ka vazhduar ecurinë e mbarë në Ligën e Parë dhe pas dy barazimeve, ashtu sikurse edhe kishte paralajmëruar ka marrë dhe fitoren e parë, që i jep tri pikë të reja duke ngjitur atë ne mesin e katër skuadrave më të mira.

Në një lojë tejet dramatike dhe me shumë dinamikë, strategu Zekrija Ramadani që nga ndeshja në ndeshje po tregon se po e pjek shumë mirë zanatin e trajnerit, kishte gjetur formacionin e duhur p0ër ti dhënë Bregallnicës disfatën e parë në fushë të saj pas plot 15 ndeshjeve.
Në këtë ndeshje autor të golave ishin Mevlan Adili i cili shënoi në minutën e 3-të, ndërsa Tonev e barazoi rezultatin në minutën e 33-të. Por Shkupi në pjesën e dytë sulmoi nga të gjitha anët Bregallnicën, ndërsa golin e fitores e shënoi Ardian Nuhiu në minutën e 75-të.
Raste për shënim për Shkupin kishte edhe Miran Maksuti, Florent Osmani, ndërsa Muharem Bajrami dridhi tranzverzalen nga një distancë prej më shumë se 20 metrash.

Shkëndija në stadiumin e Maxharit ashtu edhe siç pritej e fitoi Metalurgun në cilësinë e mysafirit. Në bazë të lojës dhe rasteve kuqezinjtë duheshe të shënojnë edhe fitore më të thellë se 3:0, por tri pikët e fituara ishin synimi i trajnerit Shpëtim Duro dhe lojtarëve të tij. Autor të golave për tetovarët ishin Besart Ibraimi, Besir Demiri dhe Stenio Junior.

Vardari në përballjen me ekipin e Mladost CD shënoi fitore të thellë 6-0. Autor të golave për ekipin vendas ishin Bllazhevski dhe Dashjan shënuan nga dy gola, Hambarxhumjan dh Lamçevski nga një tjetër. Përballja mes Turnovës dhe Sileksit përfundoi me shifra të barabarta 0:0.
Ndeshja Renova- Rabotniçki, do të luhet me 31 gusht, me kërkresë të “romantikëve” shaku se po përgatiten për ndeshjen kthyese të ndeshjeve kualifikuese të Ligës së Evropës kundër Rubin Kazan.

Rezultatet: Bregallnica – Shkupi 1:2, Metalurgu – Shkëndija 0:3, Vardari – Mladosti 6:0, H.Turnova – Sileksi 0:0, Renova – Rabotniçki e anuluar

Tabela: 1.) Vardari 7 pikë, 2.) Sileksi 7 pikë, 3.) Shkëndija 6 pikë, 4.) Shkupi 5 pikë, 5.) H.Turnova 4 pikë, 6.) Rabotniçki 3 pikë (-1), 7.) Bregallnica 3 pikë, 8.) Mladost CD 3 pikë, 9.) Metalurgu 1 pikë, 10.) Renova 0 pikë (-1)

Në xhiron e radhës (26.08.2015) të takohen: Shkupi – H. Turnova, Sileksi – Renova, Shkëndija – Bregallnica, Mladosti – Rabotniçki, Vardari – Metalurgu. /Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button