Këshilla për vajzat e turpshme

Disa vajza janë shumë të turpshme kur flasin me një djalë që e pëlqejnë. Ne kemi sjellë disa këshilla:

1.Mos e teproni!!

Kurrë mos u mundo shumë. Do të jetë shumë qartë nëse jeni jo komod. Gjithashtu mos ngurroni do të dukeni shumë të dëshpëruara, ai do të mendojë se ju tërhiqeni prapa nga çdo gjë. Pra relaksohuni dhe vazhdoni synimin tuaj.

2.Praktikoni

Nëse ideja e flirtimit ju tremb, praktiko. Nuk keni nevojë të praktikoni me ndonjë shok/shoqe ose të bëni ato lloj “intervistash” vetëm imagjinoni veten tuaj duke biseduar me një djalë dhe imagjinoni ato gjëra që do i kishe thënë atij- kështu do ishte më e lehtë që më pastaj ta provonit në situata reale.

3.Luaj rolin

Nëse mendoni se nuk jeni dhe aq e mirë në flirtim, ose djemtë nuk do të ishin të interesuar në ju fillo ta shikosh vetëm si një person ndryshe. Dikush që është tërheqës për djemtë. Mendo që je një aktore dhe po luan një rol do të jetë edhe më e lehtë.

4.Trego interesim

Askush nuk do te jetë i dhënë pas dikujt që nuk përgjigjet në pyetjet e tij ose nuk tregon interesim për to. Ky është problemi te vajzat e turpshme!! Po.. është e vështirë të flasësh me njerëz nëse je e e turpshme. Por gjithsesi duhet të shprehësh interesim në atë që thonë djemtë, pra dëgjoni ata dhe përgjigjuni në pyetjet e tyre.

5.Dëgjo

Njerëzit kanë dëshire që të jenë të dëgjuar nga të tjerët, kur do të flirtosh me një djal trego që je duke e dëgjuar atë. Do të ndihet shumë mirë! Kushtoj vëmendje bisedës, integroju asaj bisede bëj pyetje në atë se çka po bisedohet.

6.Buzëqesh

Nuk ka asgjë më atraktive sesa një buzëqeshje e sinqertë! Djemtë e duan këtë! Shmange nervozën sepse para tij do dukesh tip i çmendur! Nxjerr në pah ato anët e lezetshme.. le të të vezullojnë sytë nga buzëqeshja e ëmbël.

7.Shmangi grupet

Kurrë mos provoni të flirtoni nëse ka shumë njerëz për rreth. Qojeni në një vend më të qetë. Do ta keni më të lehtë nëse do të jeni vetëm me të.

8.Përdor tiparin tënd më të mirë

Të jesh një vajzë e turpshme nuk do të thotë qe nuk keni tipare të mira. Po ti ke!!! Sytë e bukur, kaçurrela mahnitëse, buzëqeshje tunduese..etj. Nëse keni sy të bukur, atëherë shikoje atë drejt në sy.

Lajme të ngjashme

Back to top button