Dyfishohen përdoruesit e Instagram dhe Pinterest në 3 vitet e fundit

Rezultatet e një studimi të ri vërtetojnë më së miri suksesin e rrjeteve sociale, relativisht të reja në treg siç janë Instagram dhe Pinterest.

Firma analitike Pew Research Center me bazë në Washington, raportoi se përdoruesit e Instagram janë dyfishuar në periudhën 2012-2015, ndërkohë që akoma me ritme më të larta është rritur dhe numri i përdoruesve të Pinterest.  Ky studim u krye me qëllimin e zbulimit të zakoneve të reja të përdoruesve në këto rrjete sociale. Rezultatet treguan se 31% e të rriturve që janë online, përdorin Pinterest ndërkohë që 3 vite më parë kjo shifër shkonte deri në 15%.

Nga 1.907 të intervistuarit, 28% përdorin Instagram. Dhe kjo shifër është rritur nga 13% që ka qënë në 2012. Në të njëjtën periudhë u vu re dhe një rritje e numrit të përdoruesve të Twitter edhe pse jo në të njëjtat nivele me Instagram dhe Pinterest.  Sigurisht që Facebook vazhdon të mbetet rrjeti social më i përdorur. Tanimë jo vetëm të rinjtë, por dhe 72% e të rriturve e përdorin atë shpeshherë. 1.49 miliard përdorues të Facebook, kanë thyer çdo rekord.

Ky rrjet social ka arritur diçka që të gjitha rrjetet e tjera po luftojnë për ta pasur.  Për më tepër përdoruesit e Facebook janë ata më aktivët online. Megjithatë të dhënat tregojnë se kjo rritje e numrit të përdoruesve po vjen duke u ulur.  Ritmi i rritjes është vetëm 5% më i lartë se ç’ishte 3 vite më parë. Mos vallë Instagram dhe Pinterest po nxjerrin jashtë loje dominuesin e medias sociale Facebook? Dhe për sa kohë Facebook do të mund ti bëjë ballë konkurencës?! Një e ardhme plot sfida e pret Facebook.

Lajme të ngjashme

Back to top button