6 gjërat që duhet t’i dini për dashurinë e vërtetë

  1.  Dashuria për veten është mënyra më e mirë për të tërhequr dashurinë e vërtetë

Duajeni veten me krejt zemrën, për atë çfarë jeni dhe për atë se çfarë nuk jeni. Tregohuni i mirë me veten dhe e gjithë bota do të bëhet e mirë me ju. Nëse nuk keni dashuri për veten, ju nuk mund të pritni të merrni dashuri nga dikush tjetër. Edhe nëse do të merrni, ajo nuk do të zgjatë shumë dhe nuk do të funksionojë në këtë mënyrë.

  1. Dashuria e vërtetë nuk është për të gjetur plotësinë tuaj te dikush tjetër

Ju tashmë jeni të plotë dhe sa më shumë që mësoni të duani dhe të pranoni veten aq më shumë do ta vëreni se kjo është e vërtet. Ju nuk keni nevojë për një njeri tjetër për t’ju kompletuar, ju vetëm keni nevojë për dikë më të cilin ju do të ndani plotësinë tuaj. Dashuria e vërtet nuk është për të gjetur plotësinë tuaj te dikush tjetër, por është për të ndarë atë me ta duke u rritur dhe zgjeruar sa më shumë dashurinë.

  1. Dashuria e jetës tuaj jeni JU

Pse kërkoni jashtë vetes për diçka që tashmë është me ju? Dashuria e vërtet fillon te ju. Dashuria e jetës tuaj nuk është askush tjetër, pos juve. Brenda jush qëndron e tërë dashuria që keni nevojë dhe që dëshironi. Dashurinë që do të merrni nga të tjerët nuk do të jetë asgjë tjetër për veq projektim i dashurisë që keni brenda vetes.

  1. Dashuria e vërtetë nuk ka nevojë për luftë

Shpesh dëgjoni njerëz që thonë “nëse me të vërtet doni dikë, ju duhet të luftoni për të”. Kjo nuk qëndron, nëse keni nevojë të luftoni për dashurinë e dikujt nënkupton se ajo nuk ka vlerë. Nuk është dashuri.

“Të luftosh” apo “Të duash” janë dy gjëra të kundërta dhe mund të keni vetem njërën, jo të dyjat.

  1. Dashuria e vërtetë vjen lehtë

Dashuria e vërtet ndihet lehtë. Ajo rrjedh vetem, çdo gjë rrjedh natyrshëm. Ku ka dashuri të vërtet, nuk ka nevojë për kontroll, për kritika, gjykime dhe xhelozi, faj apo ndonjë sjellje tjetër toksike. Dashuria është dashuri dhe kjo është e gjitha!

“Dashuria e vërtet nuk vjen duke gjetur personin e përsosur, por duke mësuar për të parë një përson të papërsosur të përkryer.” Jason Jardon.

  1. Dashuria e vërtetë nuk pranon shtojca

Dashuria duhet të bëjë atë çfarë dashuria dijë të bëjë më së miri, të duash dhe të të duan. Dashuria nuk imponon kërkesa. Dashuria nuk ka interes të mbajtur për diçka ose për dikë. Ku ka dashuri nuk ka shtojca dhe ku ka shtojca nuk ka dashuri. Këto të dyja nuk mund të jetojnë së bashku.

Lajme të ngjashme

Back to top button