Ëndrra e Rabotniçkit për Evropë ende mbetet gjallë

Ekip i Rabotniçkit edhe një herë ka dëshmuar së është ekip e madhe dhe se meriton të jetë në mesin e skuadrave evropiane që do të luajnë në grupet e Ligës së Evropës.

“Romantikët” ndeshjen e parë të kualifikimeve për fazën e grupeve me skuadrën ruse, Rubin Kazan e kanë mbyllur me rezultat të barabartë 1:1, kështu duke ruajtur shanset që edhe në ndeshjen e dytë në Rusi të tregojnë lojë të mirë dhe të arrijnë kualifikimin e mundshëm.
Edhe pse rusët i kishim paralajmëruar si skuadër favorite, ata në të shumtën e rasteve nuk treguan se kanë kualitet më të lartë se skuadra e Rabotniçkit.

Pikërisht 45 minutat e para përfunduan pa gola, ndërsa Rabotniçki nga minuta e 54 luajtën me një futbollistë më pak, e që këtë e shfrytëzuan rusët për të shënuar në minutën e 68-të me anë të turkut Gokdeniz Karadeniz. Por skuadra nga “Parku i Qytetit” tregoi se ata nuk dorëzohen deri në fishkëllimën e fundit të gjyqtarit dhe kështu barazuan vetëm 5 minuta para se të mbarojë koha e rregullt, me anë të golit që shënoi Kire Ristevski.

Deri në fund kishte dhe disa tentime për shënim, por 4 minutat shtesë nuk sollën ndryshim në rezultat. / Portalb /

Lajme të ngjashme

Back to top button