Maqedoni, rekord i qytetarëve me llogaritë në minus

Një numër i madh i qytetarëve të cilët kanë shpenzime shtesë dhe pagat nuk ua mbulojnë, shpesh mbështeten në minusin e kartave të tyre, edhe pse duhet të paguajnë me kamatë. Bankat zakonisht e limitojnë minusin deri në një apo dy paga, dhe minusin e konsiderojnë si një kredi afatshkurtër.

Të dhënat e fundit nga Banka Popullore e Maqedonisë thonë se minusi në gjashtë muajt e fundit ka arritur 96.2 milionë euro.

Qytetarët gjithnjë e më shumë marrin nga minusi i kartave, kryesisht për shkak të pagave të ulëta dhe shpenzimeve të rritura. Për një vit, minusi është rritur për 4.7 për qind.
Kjo mënyrë e financimit të qytetarëve është e thjeshtë, por edhe më e shtrenjtë. Për tejkalimin e ekuilibrit, interesi mesatar i muajit qershor ishte 11.3 për qind.

Përderisa flitet për paga, mediat rajonale jo shumë vonë raportuan se pagat mesatare të vendeve të ish-Jugosllavisë janë më të larta në Slloveni dhe më të ulëta në Maqedoni. Sipas Entit të Statistikave në Slloveni, paga mesatare atje ishte 1,008 euro në muaj, ndërsa në fundin e listës, Sërbia dhe Maqedonia i kanë pagat përafërsisht 350 euro, Sërbia e kishte 366, ndërsa Maqedonia 355.

Lajme të ngjashme

Back to top button