OEMVP kërkon nga ministria e ekonomisë mos ta anashkalojë Strugën

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore Nebi Hoxha bashkë me reprezentativin e grupacionit të turizmit, pranë OEMVP-së, realizuan takim me ministrin e ekonomisë Bekim Nezirin. Në këtë takim u diskutua rreth nevojave për ndryshime në ligjin për turizëm, duke ofruar propozime konkrete, me qëllim të kyçjes së këtyre propozimeve në strategjinë e re për turizëm në nivel shtetëror. Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore, adresoi ankesat që pranon nga anëtarësia e saj:

“•Riviera e Ohrit të përfshin Ohrin dhe Strugën. Struga disponon me kapacitete të përafërta sa Ohri. Disponon me hotele me 5 dhe 4 yje. Ka dy kampet më të mëdha në Maqedoni, As dhe Livadhia, të cilat ndoshta për shkaqe politike nuk funksionojnë shumë vite. Pyetja që ju adresua ministrit ishte: Sa është promovimi proporcional i Strugës në krahasim me Ohrin? Kemi ankesa nga anëtarët e OEMVP nga Struga që prej Shkupit deri në Strugë ska asnjë shenjë apo bilborde për Strugën, kurse për Ohrin dhe Vevçanin ka mbi dhjetë.

•Shumë flitet për turistët që vijnë në Maqedoni, por s’kemi të dhëna sa dalin. Sa është hyrja dhe dalja e turistëve? Sa të holla hyjnë dhe sa dalin për turizëm dhe sa janë reale apo komplete informatat e publikuara? Nga ministria përkatëse, kërkohet transparencë më e madhe në publikimin e të dhënave.

•Pse jepen subvencione vetëm për turistë të huaj? Duhet te stimulohet edhe turizmi vendor, sepse në këtë mënyrë derdhen mjetet jashtë shtetit. “

Lajme të ngjashme

Back to top button