Bekim Neziri: Maqedonia lëviz pozitivisht në zhvillimin e turizmit

Ministri i Ekonomisë së Republikës së Maqedonisë, Bekim Neziri, realizoi një takim me përfaqësues të Shoqatave Turistike në Maqedoni, ku i pranishëm ishte edhe Kristijan Xhambazonvski, drejtor i Agjencionit për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, raporton Anadolu Agency (AA).

Ministri Neziri informoi se Maqedonia vazhdon kontinitetin e rritjes në aspektin e turistëve në Republikën e Maqedonisë komform vitit 2013 dhe vitit 2014. Ai theksoi se Maqedonia lëviz pozitivisht në zhvillimin e turizmit, pasi që siç tha ai, në gjashtë muajt e parë të këtij viti turizmi është rritur prej 6.5 përqind në 11,6 përqind të turistëve të huaj dhe shenohet prej 2.9 për qind e turistëve të brendshëm.

“Biseduam në takim bashkë me drejtorin e Agjencionit për turizëm dhe të gjitha instancat të cilat prezentojnë grupe të ndryshme për turizëm në Republikën e Maqedonisë, duke filluar nga oda ekonomike dhe agjenci të ndryshme, konstatuam se rezultat i kësaj rritje është kriza politike e cila ishte në Maqedoni në muajin maj dhe qershor”, deklaroi Neziri.

Neziri konsideron se kriza politike në të gjitha vendet ndikon drejtëpërdrejtë në turizmin e vendit, por theksoi se përkundër krizës politike që pasoi në Maqedoni gjatë muajit maj dhe qershor Agjencioni për turizëm duke marrë masa të ndryshme arriti sukses duke kontrolluar këtë krizë.

Sipas Nezirit, tendenca shtetërore dhe strategjia e Ministrisë së Ekonomisë është që turizmi në Maqedoni të arrin 5 përqind të GDP-së në buxhetin shtetëror, përqindje e cila tani për tani është diku rreth 1.3 përqind.

“Konstatuam se ka ide të frytshme, ka sugjerime të frytshme, ka edhe kritika të frytshme që ia vlejnë që të inicojnë ndryshimet e Ligjit të turizmit në Republikën e Maqedonisë. Andaj përdunduam me një konstatim se në dhjetë ditët e ardhshme duhet të nominojmë në çdo institucion nga një anëtarë dhe të hapim të gjitha ligjet që rregullojnë turizmin me qëllim të përmirësimit të turizmit në Republikën e Maqedonisë”, tha ai.

Nga ana tjetër, drejtor i Agjencionit për promovimin dhe përkrahjen e turizmit, Kristijan Xhambazonvski, i cili njoftoi se aktivitetet gjatë periudhës kritike gjatë muajit maj dhe qershor ishin të suksesshme dhe se efektet negative janë zvogëluar.

Lajme të ngjashme

Back to top button