Bëhet i ditur identiteti i gruas që mbrëmë e humbi jetën në Strugë

Nafije M. (72) nga Struga është gruaja e cila mbrëmë e humbi jetën pas goditjes nga autobusi në rrugën magjistrale Qafëthanë – Strugë. Autobusit ka qenë duke lëvizur në drejtim të Strugës përmes fshatit Pomole.

“Aksidenti ka ndodhur kur Nafije. M. ka shkelur rregullat e komunikacionit duke kaluar rrugën në vend të ndaluar. Ndërsa autobusi “Mercedes” me targa të Gostivarit i cili është në pronësi të “Durmo Turs” i drejtuar nga G.D. (48) nga Gostivari ka qenë në shpejtësi të madhe”, njofton zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski.

Në vendin e ngjarjes është kryer ekspertiza në prani të Prokurorit publik të Gjyqkatës Themelore të Strugës.

Lajme të ngjashme

Back to top button