Reali me vështirësi, por e fitoi trofeun Santiago Barnabeu

Real Madrid ka mposhtur skuadrën turke Galatasaray në trofeun Santiago Bernabeu me rezultat të ngushtë 2:1.

Të parët në epërsi kanë kaluar madrilenët me golin e shënuar nga qendërmbrojtësi Nacho, me të cilin rezultat përfundoi edhe pjesa e parë.

Në pjesën e dytë Wesley Sneijder shënoi një gol të bukur për të barazuar rezultatin në 1:1, por në minutën 81’të, në skenë doli Marcelo, i cili shënoi golin më të bukur të kësaj mbrëmje.

Goli i Marcelos ishte edhe vendimtar në këtë takim, duke bërë që Real Madrid të fitoj trofeun e tretë gjatë fazës përgatitore.

Lajme të ngjashme

Back to top button