Shkumbini me sukses u prezantua në Shkup

Në lagjen Autokomandë të Shkupit gjatë fundjavës është zhvilluar turneu tradicional i XXXII me radhë “Nikola Grdanovski – Nike”, në të cilin morën pjesë rreth 40 klube, e në mesin e tyre edhe KK Shkumbini. 

Klubi tetovarë ishte ndër klubet më të suksesshme dhe u radhit e 3-ta në renditjen e klubeve me më shumë vende të fituara. KK Shkumbini mori pjese me 12 garues dhe u kthye me 15 medalje të fituara,

Klubi në fjalë arriti këto rezultate: Katër kampion të turneut, Betim Xhemaili (në kategorinë KUMITE 2001 -50 kg), Drilon Bakia (në kategorinë KUMITE 2000 -40kg)  dhe kampioni i dyfishtë, Vigan Xhabiri në kategoritë KATA 2000 dhe KUMITE -50kg,  i cili i mposhti kundërshtarët e tij me rezultat të thellë.
Shkumbini doli me shtatë vende të dyta. Enes Cakri (në kategorinë KUMITE 2001 -40kg), Amir Rexhepi (në kategorinë kumite 2001 +50 kg), (Bujar Idrizi, Enver Ismaili dhe Lorik Idrizi, në kategorinë KATA ekipore 2004 +), Arlind Mustafa nën kampion i dyfishtë (në kategorinë KATA 2000 dhe KUMITE 2000 -55kg) dhe gjithashtu Ilir Mehazi nën kampion i dyfishtë (në kategorinë KATA 1999 dhe KUMITE kadet -52kg).

Me vende të treta u kurorëzuan, Artin Ademi (në kategorinë KATA 2002), Ibrahim Alija (në kategorinë KATA 2003 dhe KUMITE 2002/03 -35kg), Jon Kurtishi (në kategorinë KUMITE -55kg) dhe Bujar Idrizi (në kategorinë KATA 2004).

Për paraqitjen e karateistëve të KK Shkumbini, ka folur edhe trajneri Ylber Rexhepi: “Jemi shumë të kënaqur nga paraqitja në këtë turne. Kishim garues shumë të mirë, ku edhe ne arritëm t’i tregojmë aftësitë dhe punën të cilën po e bëjmë. Pikërisht edhe kësaj here rezultati nuk mungoi, ku kishim 4 vende të para 7 të dyta dhe 5 vende të treta, ku ky plasman na radhiti në pozitën e 3-të të klubeve”, deklaroi Ylber Rexhepi, trajner i Klubit të Karatesë Shkumbini nga Tetova. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button