Binjakët e “Forca”, Dardhishta shkëlqyen në Gjilan

Gjilani të dielën ishte vend grulbullimi i shumë karateistëve nga rajoni, ku u mbajt Turneu i VIII Ndërkombëtar “Katana Open 2013”. 

Klubi i karatesë “Forca” nga Shkupi në ketë eveniment mori pjesë me 7 garues dhe kishte 12 paraqitje, në katëgorinë e KATA dhe KUMITE dhe i grumbulluan gjithsej 9 medalje (6 të arta dhe 3 bronzi). Për herë te parë në një turne jashtë shtetit u paraqitën binjaket Jon dhe Janina Dardhishta (7 vjeçar), ata kishin paraqitje të shkëlqyer si në KATA ashtu edhe në KUMITE. 

Janina në KUMITE ishte e mrekullueshme dhe arriti deri te medalja artë, kurse në KATA edhe pse kishte paraqitje të mirë, u dëmtua nga gjyqtarët, ku duhej të pajtohet me medalje bronzi, kurse vëllai i saj Joni në KUMITE pas paraqitjes së shkëlqyer  mori medalje bronzi. 

Suhejb Veseli (garoi në grupmoshat 8 vjet, edhe pse është 7 vjeçar) në KATA ishte i pazëvendësueshëm dhe arriti të fitoj medalje ari, kurse në KUMITE ishte i pafat dhe u radhit në vendin e tretë. Zubejr Bajrami (9 vjeçar) në KUMITE ishte i pamposhtur dhe në fund i artë. 

Jusra Ademi (9 vjeçare) te vajzat ishte e pamposhtur si në KATA ashtu edhe në KUMITE, duke fituar dy vendet e para. Mevlud Memedi (12-13 vjet/-52 kg) në KUMITE ishte i pari, për fat te keq vetëm Verona Ajdini (12-13 vjet/-46kg) është kthyer pa medalje. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button