Shpallen fituesit e Festivalit “Dokufest”

Është mbyllur mbrëmë në Prizren edicioni i 14 i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit të Shkurtër dhe Dokumentar “DokuFest”.

“DokuFest 2015” në qendër të tij kishte temën e migrimit me filma nga e gjithë bota dhe rajoni i Ballkanit, masterklasa, punëtori, debate dhe diskutime në panel, shkruan gazeta “Bota Sot”. Sipas gazetës, rekordi i ri i shitjeve të biletave është 14 mijë bileta të filmave të shitura gjatë nëntë ditëve të festivalit. Performancat muzikore të mesnatës ­ DokuNights ­ ka shitur një rekord prej 13 mijë biletave për programin muzikor me njerëz që vallëzonin deri në agim.

Programi i filmave të këtij viti përbëhej nga 228 filma të metrazhit të gjatë dhe të shkurtë, ku 124 prej tyre bënin pjesë në programet garuese. Fituesit nga secila kategori garuese janë të listuara poshtë. Ata u shpallën mbrëmë në Kino Lumbardhin e Prizrenit, vendin e ceremonisë së mbylljes së festivalit. Pas ceremonisë së çmimeve, filmi përmbyllës ishte Iris nga Albert Maysles. Këtë vit DokuFest prezantoi programin homazh në kujtim të filmbërësit legjendar Maysles dhe vëllait të tij David. Pas shfaqjes së filmit, festivali vazhdoi në Lumbardh me performancën e fundit të DokuNights me muzikë tradicionale të Nezafete Shalës dhe familjes së saj. Filmat fitues nga çdo kategori u shfaqen edhe nga njëherë në kinematë e ndryshme të festivalit përgjatë natës. Më poshtë gjeni çmimet e këtij edicioni:

ÇMIMI I PUBLIKUT:REMAKE, REMIX, RIP­OFF nga Cem Kaya

PROCREDIT EKO VIDEO: 1st Je polic i vetvetes nga Albulena Veliu 2nd Shit nga Vali Gjinali 3rd Ruaje Ambientin nga Imer Veliu

GARA KOMBËTARE – FITUES: TË PAFAJSHMIT by Amir Vitija

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR – FITUES: LISTEN nga Hamy Ramezan dhe Rungano Nyoni

GARA E FILMAVE TË SHKURTËR – ÇMIMI SPECIAL: SUPPORTING FILM nga Douëe Dijkstra

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – FITUES: VIRUNGA nga Orlando von Einsiede

GARA E DOKUMENTARËVE TË MJEDISIT – ÇMIMI SPECIAL: ËHITE COAL nga Georg Tiller

GARA E DOKUMENTARËVE PËR TË DREJTAT E NJERIUT – FITUES: DEMOCRATS by Camilla Nielsson

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I SHKURTË – FITUES:THINGS by Ben Rivers

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I SHKURTË – ÇMIMI SPECIAL:SCRAPBOOK nga Mike Hoolboom

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I GJATË – FITUES: MACHINE GUN OR TYPEËRITER nga Travis Wilkerson

GARA E DOKUMENTARËVE NDËRKOMËTARË/METRAZHI I GJATË – ÇMIMI SPECIAL: THE ROYAL TOAD nga Jenni Olson

GARA E DOKUMENTARËVE TË BALLKANIT – BALKAN NEWCOMER: COLONY nga Gürcan Keltek

Lajme të ngjashme

Back to top button