SKANDAL NË SHKUP: Basketbollistët e Partizanit i shpëtuan linçit! (FOTO)

Vazhdon huliganzimi i tifozëve maqedonas, pikërisht ata të cilët kohëve të fundit janë më të zhurmshëm në skenë, janë tifozët e skuadrës së basketbollit MZT “Skopje”, “Femili Aerodrom”, të cilët pas përfundimit të ndeshjes kanë sulmuar basketbollistët serb të Partizanit të Beogradit, shkruan “Telegraf.rs”. 

Ndeshja në fjalë është luajtur në sallën “Boris Trajkovski, e vlefshme për xhiron e pestë të ABA ligës rajonale. 

Ekipi serb ka festuar fitoren pas nj rezultatit tejet dramatik, që kishte përfunduar me rezultat 70:69. Kështu huliganët maqedonas duke mos mundur ta kapërdijnë humbjen u janë vërsulur lojtarëve serb që ishin nisur drejt dhomave të zhveshjes. 

Disa nga lojtarët janë goditur me grushte, ndërsa nuk kanë munguar as hedhjet e gjësendeve të ndryshme, si ulëse dhe mjete të forta. Incidentet më të mëdha i ka penguar policia.

A do të mbyllet dera e Boris Trajkovski për “Femili”!?

Pas këtij incidenti që ka ndodhur, duhet të presim dhe reagimin e MPB-së, ndërsa punë duhet të ketë dhe drejtoria e sallës sportive “Boris Trajkovski”. Të përkujtojm se për shkak fyerjeve verbale në mes dy tifo grupeve të KB Liria dhe KB Kumanova, drejtori i kësaj sallë u ka ndaluar për 3 vite këtyre dy ekipeve që kur luajnë në këtë sallë, të ketë tifozë të tyre. 

(Huliganët ishin lejuar që me vete të kenë kanaqe me alkool)

Sigurisht se në këtë rast kur sulmohen lojtarët, denimi duhet të jetë më i rrept, por presim ditëve në vazhdim nëse do të merret një vendim i tillë.

Lajme të ngjashme

Back to top button