Taseva: Pushteti është duke e përsëritur rastin e TV A1 me TV Telma

Procedura kundër kreut të “Makpetrolit” zhvillohet në mënyrë jotransparente, me informacione të pakta për opinionin konsideron Sllagjena Taseva nga Transparence Maqedoni. Sipas Tasevës, mungesa e informacioneve le hapësirë për spekulime në opinion, sidomos që institucionet kompetente akuzojnë për kriminalitet që në këtë kompani ka filluar, në vitin 2007, njofton Alsat-M.

Sipas saj, ky është një rast i orkestruar politik, qëllimi i të cilit është Televizini “Telma” njëjtë sikurse ndodhi para 5 viteve, nën pretekstin e fshehjes tatimore të udhëheqësisë, garnitura e njëjtë në pushtet mbylli Televizionin “A1”.

“Sapo doli kjo informatë e parë që të kujtohet ishte nëse do të përsëritet rasti i TV “A1” dhe kuptohet që nuk mund të shmanget kjo përshtypje, gjë që edhe më tepër forcon kërkesën e institucioneve, të jenë transparente dhe të thonë pse nuk kanë vepruar deri më tani, cilat kanë qenë arsyet dhe pse tani në këtë moment hapet kjo procedurë?” u shpreh Sllagjena Taseva, kryetare Transparency International.

Nga Prokuroria Publike deri tani japin hollësira të tjera për rastin e Makpetrolit. Llogaritë e kompanisë janë bllokuar.

Lajme të ngjashme

Back to top button