Tetovë, pastrohet shtrati i lumit Shkumbin

Ministria e Ekologjisë njofton se të shtunën është ndërmarrë aksion për pastrimin e shtratit të lumit Shkumbin të Tetovës.

Ekipi i përbërë nga Ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Nurhan Izairi, Zëvendës Ministri për mbrojtje, Ilmi Selmani, Kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi, Kryetari i komisionit për vlerësimin e dëmeve, Ejup Alili, Drejtori i Qendrës Klinike të Tetovës, Florin Besimi dhe Kryetarit të Këshillit së Tetovës, Hysen Xhemaili si dhe anëtarë të tjerë nga trupi koordinues për trajtimin e situatave dhe dëmeve nga vërshimet si pasojë të rreshjeve të mëdhaja në Tetovë dhe në regjionin e Tetovës.

Gjatë vizitës, u bë vlerësim të gjendjeve dhe aktiviteteve për pastrimin e mbeturinave dhe gurrëve që u sollën gjatë vërshimeve kur lumi Shkumin u derdh nga shtrati.

Lajme të ngjashme

Back to top button