Kosova nis sot negociatat për MSA-në

Sot në Prishtinë nisin negociatat për Marrëveshjen e Stabilizim – Asociimit ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Ky hap që është konfirmuar në Bruksel nga zyrtarë të Bashkimit Evropian, shënon një kthesë dhe një fazë të re të Kosovës me BE-në, në procesin e integrimeve, shkruan “Evropa e Lirë”.

Siç dihet, procesi i Stabilizim-Asociimit ishte lansuar që nga fundi i luftës në Kosovë dhe ai vlente për vendet e rajonit të Ballkanit perëndimor, të cilat së pari duhej të stabilizoheshin, e pastaj duke u asociuar me BE-në, të ecin drejt rrugës së anëtarësimit të plotë në BE.

Deri më tani Kroacia është shteti i vetëm, i cili përmes procesit të Stabilizim – Asociimit, ka arritur edhe integrimin e plotë duke u bërë anëtare e Bashkimit Evropian më 1 korrik. Kroacia negociatat për Marrëveshje të Stabilizim – Asociimit i kishte nisur në vitin 2000, ndërsa të gjitha vendet e rajonit, po ashtu, kanë arritur të kenë marrëveshje të tilla me BE-në.

Deri më tani, Kosova është lënë anash nga ky proces. Ajo përmes dialogut të Stabilizim – Asociimit, e më parë të ashtuquajturve mekanizma përcjellës të MSA-së, ka arritur që t’i përshtatë disa ligje të saj me BE-në dhe të vazhdojë konsultimet me BE-në, por nuk ka pasur mundësi që të negociojë MSA-në.

Lajme të ngjashme

Back to top button