Lama: Ja pse kalova në LDK

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Alma Lama, ka bërë hapin e dytë të saj në rrugëtimin e saj politik, si deputete. Ajo iu bashkua LDK-së. Lama në korrik të këtij viti u “divorcua” nga Lëvizja Vetëvendosje dhe deri më tash ishte deputete e pavarur në Kuvendin e Kosovës.

Njoftimin për kalimin e Ala Lamës në LDK së pari e beri të ditur anëtari i Kryesisë së LDK-së Avdullah Hoti përmes Facebook-ut.

“Alma Lama na u bashkua sot neve në LDK në rrugën e fitores sonë në komuna sot dhe nesër në mbarë Kosovën. Mirësevjen Alma”, ka shkruar Hoti. Ndërkohë që zyrtarisht kalimin e saj në LDK e bëri kjo parti përmes një komunikatë për media.

Alma Lama ka bërë të njohur arsyet se pse i është bashkuar LDK-së.

“ I jam bashkuar LDK-së sepse kemi koncepte e vizion të njejtë se kjo qeveri e sotme duhet të marrë fund sa më shpejt dhe vendin duhet ta udhëheqin njerëzit që u intereson fati i vendit e jo fati yt personal”, ka thënë Lama për gazetën Bota Sot.

Ndërkaq e pyetur se përse po i bashkoheni LDK-së në një kohë të fushatëz zgjedhore dhe a është ky bashkim me LDK-në, politikisht I qëllimshëm apo kohësisht krejt i rastësishëm, ajo është përgjigjur:

“ Tashti, unë jam politikane dhe vendimet që i marrë sigurisht se duhet të prodhojnë efekte politke”.

Ajo nuk ka përjashtuar mundësine e kandidimit në zgjedhjet e ardshme nacionale si candidate e LDK-së, për shkak se sic është shprehur, gatishmërisë së saj që të ndaj fatin me ata të cilët do të bahskëpunoj në të ardhmen.

Ndërkohë që zyrtarët e Lëvizjes VV nuk e kanë parë të arsyeshme të deklarohen për kalimin e Lamës në LDK./Bota Sot/

Lajme të ngjashme

Back to top button