Parcelat e Gruevskit me pronarë të ri?!

Një pjesë e parcelave në Vodno për të cilat opozita pretendonte se janë të kryeministrit Nikolla Gruevski kanë pronar të ri. Sipas të dhënave të Regjistrit Qendror, kompania Orka Holding e biznesmenit Orce Kamçev ka blerë firmën “Sirah Inxhinering”, përndryshe pronar i tokës mbi vilën e Presidentit. Kështu që pronësia e këtyre parcelave në Vodno prej 11000 m2 tani përfundon në Shkup, dhe nga regjistri është fshirë firma e vjetër -nënë nga parajsa e tatimeve Belize.

Por, përveç ndryshimit të pronarit dhe selisë, kanë ndryshuar edhe drejtuesit e firmës që i posedon parcelat. Është fshirë dhe drejtuesi i deritanishëm Risto Novaçevski, i cili është kumbari kryeministrit Nikolla Gruevski nga martesa e parë. Si drejtuese e re është evidentuar Kirstina Kamçeva Stojçeva, motra e Orce Kamçevit.

Këto parcela u bënë objekt debati pasi LSDM disa herë e aktualizoji shitblerjen e tyre. Në fakt, ato janë blerë nga pronarë privatë para disa vitesh për gjoja vreshtari apo pyll. Por me ndryshimin e Planit Urbanistik të Detajuar në Qendër, toka u shndërrua në tokë ndërtimi për shtëpi dhe ndërtesa, me të cilën vlera e saj tani llogaritet në miliona euro.

Sipas të dhënave, selia e re e kompanisë që zotëron mbi 11 000 m2 në Vodno është adresa e Orka Holding. Pronar ii vjetër, firma “Sirah Limited” kishte seli në parajsën e tatimeve Belize. Internet Portali “Nova TV” prej kohësh zbuloi se në të njëjtën adresë në Bleize ku ishte regjistruar firma “Sirah”, ishin regjistruar edhe firma të cilat mund të lidhen me pronësinë e qendrës sportive “Jane Sandanski”, Hotel Rusia, e përjavshmja Republika dhe firma të tjera, pronarët e të cilëve kanë lidhje familjare ose miqësore me zyrtarët qeveritarë. Kush është pronari i vërtetë i firmave në Belize nuk mund të dihet, sepse shteti garanton anonimitet. Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button