Kur ju mallkon gjuha e nënës, atëherë flisni gjuhën e hënës!

Guri i rëndë peshonte dikur në vendin e vetë, por tash… ku ? Kjo fjali popullore dikur në kohëra më të vjetra kishte shumë kuptim ndërsa sot fatkeqësisht as nuk përdoret e mbi të gjitha ka ndërruar kuptim edhe atë: ” Ku jeton,vetën e pasuron,gjuhën e nënës e harron,gjërat tjera aspak nuk i mendon”. Nga kjo që sapo thash bie të kuptojmë se mërgata ynë gurit ia paska ndryshuar vendin,se në vatan ai më rëndë nuk pushon por aty ku ke ‘’krijuar folenë’’.

Mërgimtarët tanë që erdhën, ku shumica prej tyre tash marrin rrugën e kthimit,e disa vetëm kanë shkuar janë vërtet për të ardhur keq, pasi po humbin thuajse çdo gjë e më të rënsishmen: gjuhën e tyre, gjuhën e NËNËS! Ka gati një muaj e gjysmë që kam ardhur nga Turqia, por për asnjë sekondë të vetme nuk fola gjuhën e hënës, pos asaj të nënës, jo që nuk di ta flas atë gjuhë, jo që nuk kam se me kë të bisedojë por nuk ma lejon ndërgjegja ime kombëtare të bëjë një gjë të tillë.

Ata të cilët miguran e që janë të shtyrë në moshë mund edhe mos ta harrojnë gjuhën Shqipe tërësisht, por gjeneratat pas tyre fatkeqësisht po e humbasin dita ditës si shkak duke mos pasur prindër siç duhet. Si do e logjikoni thënien e mbi 90% e bashkatdhetarve tanë ku thonë se: ” Më lehtë po flasim gjermanisht,frengjisht,anglisht se sa gjuhën e prindërve”?! Kjo frazë ndodhë tek çdo i dyti i ri apo e re i cili apo e cila është duke vijuar mësimet atje apo merret me ndonjë zanat,e kjo është një gjë e patoleruar për ne si komb,e për armiqët tanë triumf i papërshkruar.

Si të mos mallkon gjuha e nënës ku ajo qysh në takimin e parë nuk të foli ndryshe pos SHQIP,e ti tash ke arrit duke u ”civilizuar”, duke thënë se pasurinë,familjen dhe jetën ma sigurojnë gurbeti, gjegjësisht gjuha e hënës. Përse atëherë kur vini këtu me shqiponja me trimëri pandeheni e në realitet jeni memca me gjuhën Shqipe,e krenar dhe pa fije turpi flisni gjuhët e hënës.O shani edhe shqip po te jetë nevoja se pavarsisht pse eshte një gjë negative më mirë shqip se në gjuhë tjera, ku mbi 80% e kuptojmë edhe ne që na shani e na ofendoni në gjuhët kinse ne nuk marrim vesh.  Nëse nuk i logjikoni pasojat se në një të ardhme të afërt nipat e mbesat tona nuk do të dijnë asnjë fjalë të vetme Shqipe,e në anën tjetër ju mburreni se keni pasuri,keni vetura luksoze,shkoni nëpër detrat më të shtrejtë,a nuk e mendoni se këto në varrë nuk të bëjnë dobi vetëm dëmë. O ju bashkatdhetarë të mi që jeni duke e humbur gjuhën Shqipe vetëdijesohuni sa nuk u është bërë vonë dhe mos ia ndyrshoni domethenien fjalës së urtë se guri i rëndë nuk peshon aty ku mendoni se jeni duke gjetur rehati, por guri i rëndë ka peshuar dhe do të peshon gjithmon në vendin e vetë!

(Autori është student në Fakultetin për Media dhe publicistikë, në Eskisheher, Turqi)

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. mir e ke i nderuar guri peshon ne vend te vet,edhe ne memedhe folet gjuha e nenes .e jo e henes.por na si shqiptar dojna me e msu civilizimin prej perendimit ose te tjerve,e jo civilizohemi nga kultura,kombi,feja ejon.edhe shkojm ne gjermani- franc e gjithandej e sjellim e mbijellim te hujen ne trojet tona.kur te behet gruja bur e ajo vesh pantolla burat bermuda-done te shkurta,kjo eshte mjerim por realitet.pershendetje nga mergimtari.

Back to top button