Vetëm Renova shijoi aromën e fitores

Skuadra nga Xhepçishti, Renova më në fund ka shënuar fitore duk e mundur sot në Tetovë Napredokun me rezultatin 2:0. 

Me këtë fitore skuadra bardhekaltër i ka dhënë fund serisë prej katër ndeshjeve pa fitore. 
Fillimisht ka shënuar Ramadani në minutën e 35-të, ndërsa gjithçka ka marrë fund për ekipin nga Kërçova, kur Rexhepi në minutën e 63-të shënoi golin e dytë në këtë takim.

Në vazhdim të ndeshjes nuk kishte asgjë interesantë, përveçse kur në minutën e 75-të, arbitri kryesor ndëshkoi me karton të kuq futbollistin e Renovës, Nenad Mishkovski.
Gostivari ka vazhduar serinë  e dobët jashtë fushe, kësaj here nuk pati fat në ndeshjen që luajti në Shtip ndaj Bregallnicës, ku ka humbur vetëm në fund. 

Kishin kaluar vetëm 15 minutave kur Gostivari mbeti pa futbollistin Zerdeski, i cili shkaktoi penalti, ndërsa edhe u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa vendasit kaluan në përsëri pas realizimit të Goran Zdravkov. Në pjesën e dytë Gostivari arriti që të barazojë rezultatin me anë të Eshtref Dearit, kur po luhej minuta e 65-të. Gostivari i bëri ballë sulmeve të nikoqirëve vetëm tri minuta para fundit, por Riste Naumov i ndëshkoi ata për tu ikë nga dora një pikë, që do të kishte shumë vlerë për pjesën e mbetur të kampionatit.

Shkëndija ka pësuar nga Turnova me rezultat 3:1. Kuqezinjtë kishin shumë pak raste për shënim, ndërsa mundë të veçohet ai i Nderim Nexhipit nga gjuajtja e lirë, pastaj ai i Maznov, i cili nuk e shfrytëzoi mundësinë e dhënë. Turnova ka kaluar e para në epërsi në minutën e 11-të nëpërmjet kapitenit Bllazhevski, nga penalltia. Në minutën e 55-të Pandev ngriti epërsinë në 2:0, kurse pesë minuta më vonë Shkëndija me anët të Nebi Mustafit zbutë epërsinë në 2:1,duke realizuar nga pika e bardhë, pasi Nuhiu u ndal në mënyrë të palejuar në zonën e rrezikut. Bllazhevski me supergol në minutën e 76-i fundosi shpresat e tetovarëve për kthim në ndeshje, e cila dhe përfundoi me fitore 3:1. / Portalb
Rezultatet e xhiros së 12-të: Rabotniçki-Metalurgu 1:1, Bregallnica – Gostivari 2:1, Turnova – Shkëndija 3:1, Renova – Napredoku 2:0, Euromilku – Pelisteri 2:2, Makedonija GJ.P – Vardari 1:3

Tabela:
1.Vardari 21
2.Metalurgu 20
3.Turnova 20
4. Bregallnica 19
5.Rabotniçki 18
6.Pelisteri 18
7.Renova 18
8.Shkëndija 14
9.Euromilku 14
10.Makedonija Gj.P. 10
11.Napredoku 09
12.Gostivari 07

Lajme të ngjashme

Back to top button